, Labinot Rexha, nuk do të jetë i pranishëm në Prishtinë në natën finale të spektaklit.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, nuk do të jetë i pranishëm në Prishtinë në natën finale të spektaklit.
Ndryshe nga sa është pritur, Rexha ka zgjedhur që këtë mbrëmje ta kalojë në Tiranë, duke mos marrë pjesë në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova. Ky veprim është komentuar nga ndjekësit si një “injorim” i formatit ku ai ishte pjesë.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se është nisur drejt Tiranës, ndërsa në përshkrim ka shkruar “Nesër bomba”, duke lënë të kuptohet se do të jetë i ftuar në një emision televiziv për të promovuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Bomba”.
Mbetet të shihet nëse mungesa e tij në finalen e madhe do të shoqërohet me ndonjë reagim tjetër publik, apo nëse fokusin e ka tërësisht te karriera muzikore dhe promovimi i këngës së re.


