Adriana Matoshi ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Londrimit në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova
Deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për finalistin Londrim Mekaj në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova, e cila mbahet sonte.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matoshi ka ftuar ndjekësit e saj që të votojnë për Londrimin, duke e cilësuar atë si një artist me shpirt të lirë dhe me vlera të mëdha njerëzore.
“Artist lind, nuk bëhesh me zor. Një artist vërehet në stil, në zemër, në fjalë. Ni artist osht njeri i mirë, osht shpirt i lirë, s’ka frikë, nuk viktimizohet, përballet, lufton për zemra të njerëzve, jo për pare, po për pasion, për me jep shpirtin për me i knaqe tjerët. Londrimi i ka krejt. Ni artist depërton lehtë nëpër botë si Londrimi. E du,” – ka shkruar ajo.
Në postimin e saj, Matoshi ka shpërndarë edhe numrat e votimit për Kosovë, Shqipëri, Gjermani, Zvicër dhe Maqedoni, duke inkurajuar publikun që ta mbështesë Londrimin drejt çmimit të madh.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova pritet të sjellë emocione të forta, ndërsa mbështetja nga figura publike si Adriana Matoshi padyshim që përbën një shtysë të madhe për Londrimin në këtë natë vendimtare.


