Pamje nga Big Brother VIP Albania: Marko i mbyll derën dhe pengon Stenaldon të futet brenda

February 26, 2026 • arsoadmin

Një situatë e tensionuar dhe krejtësisht e papranueshme është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banori Marko shihet duke mbyllur me forcë derën në momentin që Stenaldo po afrohej për të hyrë. Incidenti, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja serioze fizike për Stenaldon – i cili ka aftësi të kufizuara në shikim – është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të forta nga publiku.

Në pamjet që po qarkullojnë, shihet se dera mbahej e hapur nga një banor tjetër, ndërsa Stenaldo po i afrohej. Papritur, Marko e shtyn dhe e mbyll derën me forcë, duke bërë që Stenaldo të përplaset dhe më pas të humbasë ekuilibrin. Situata agravon brenda pak sekondash, ndërsa disa prej banorëve duken të tronditur dhe të pavendosur për mënyrën si të reagojnë.

Për shumë ndjekës të formatit, ky veprim konsiderohet mungesë e theksuar ndjeshmërie dhe përgjegjësie, sidomos duke marrë parasysh kushtet e veçanta të Stenaldos. Reagimet online kanë qenë të menjëhershme, me komente që variojnë nga kritika të ashpra ndaj Markos deri te thirrje për ndërhyrje dhe masa disiplinore nga produksioni.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga ana e produksionit apo “Vëllait të Madh” lidhur me këtë ngjarje. Megjithatë, pritet që çështja të diskutohet në spektaklin e ardhshëm, ku mund të sqarohen rrethanat dhe të merren vendime mbi përgjegjësinë e banorëve të përfshirë.

Ngjarja ka rihapur debatin mbi sigurinë brenda shtëpisë dhe mbi domosdoshmërinë që çdo banor të tregojë kujdes maksimal ndaj të tjerëve, pavarësisht tensioneve apo konflikteve që mund të lindin gjatë qëndrimit në lojë.

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.