Nuk ta ndien se si bëhesh e famshme!
Debat i fortë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Gjatë një bisede të tensionuar, Klodi i është kundërpërgjigjur ashpër Elijona Binakaj duke i thënë:
“Nuk ta ndien se si bëhesh e famshme…”, duke aluduar se ajo po përpiqet të fitojë vëmendje dhe famë përmes sjelljes së saj në lojë.
Fjalët e tij kanë shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Elijona, ndërsa situata mes tyre është përshkallëzuar para syve të banorëve të tjerë. Atmosfera në shtëpi është bërë e tensionuar, sidomos tani që gara po shkon drejt finales.
Duket se afrimiteti dhe raporti miqësor që kishin më parë është krisur, dhe me afrimin e finales, çdo marrëdhënie po vihet në provë.

