Dy ditë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, Dolce zhduket nga rrjetet sociale
Dy ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, ish-banorja Dolce nuk është bërë e gjallë në rrjetet e saj sociale. Ndonëse arriti deri në gjysmëfinale dhe ishte mjaft aktive gjatë qëndrimit në shtëpi, pas asaj nate nuk ka publikuar asnjë postim apo reagim.
Heshtja e saj ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, të cilët po presin një reagim apo mesazh nga ana e saj pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

