Uk Lushi “Presidenti i Kosovës duhet të pasqyrojë konsensusin politik, jo ambiciet personale”

February 22, 2026 • arsoadmin

Veprimtari dhe njohësi i çështjeve politike, Uk Lushi, ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe debatet për mandatin presidencial në Kosovë.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar atë që e cilëson si “keqpërdorim të Amerikës” në funksion të fushatës për një mandat të ri presidencial, duke përmendur presidenten aktuale Vjosa Osmani.

“Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial,” është shprehur Lushi.

Sipas tij, cilido qytetar që kualifikohet për postin e Presidentit të Kosovës do të bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa cenuar interesat e vendit. Ai ka theksuar se SHBA-të punojnë me këdo që zgjedh Kosova në krye të shtetit, duke kundërshtuar idenë se ekziston një kandidat i preferuar nga Amerika.

Lushi ka shtuar se Presidenti apo Presidentja e Kosovës duhet të pasqyrojë konsensusin dhe spektrin politik të vendit, e jo ambiciet personale të individëve të caktuar.

“Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull,” ka theksuar ai.

Në statusin e tij, Lushi ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se Kosova do të kishte bërë mirë ta zgjidhte atë President, ndërsa në mungesë të guximit dhe vizionit politik, sipas tij, duhet të mbështetet një kandidat i propozuar nga opozita.

Në përfundim, ai ka theksuar se liderët duhet të jenë shërbëtorë të shtetit dhe jo ta përdorin shtetin si instrument për karrierë personale, duke bërë fushatë me ndjenjat e sinqerta proamerikane të shqiptarëve.

fb.com/uklushi

Gazeta-Telegram.com

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.