Shaqir Palushi i del në ndihmë Stenaldos, Frutex & Golden Eagle ndajnë 10,000 euro
Një akt human dhe shembull solidariteti vjen nga biznesmeni i njohur kosovar, Shaqir Palushi, pronar i kompanisë Frutex dhe brendit Golden Eagle.
Përmes një statusi publik, ai ka bërë të ditur se Stenaldo është një shembull frymëzimi për të gjithë, duke theksuar se ai ka dëshmuar se nuk duhet të dorëzohemi kurrë, pavarësisht sfidave të jetës.
“Sot ai ka nevojë për një shtëpi”, thuhet në mesazhin e Palushit.
Në këtë drejtim, Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle kanë ndarë 10,000 euro për ta ndihmuar Stenaldon, duke i bërë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen në këtë nismë humanitare.
“Le të bashkohemi për ta mbështetur. Çdo ndihmë ka vlerë”, përfundon mesazhi i tij.
Ky veprim është vlerësuar si një shembull i mirë i përgjegjësisë sociale dhe një thirrje për solidaritet në komunitet.
