Ajo që kam treguar unë…

March 29, 2026


sh-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, ku ka folur për raportin e saj me të ëmën.

E pyetur nga moderatoria Kiara Tito, ndërsa ajo e ka parë letrën që mamaja e saj ka dërguar për “Fan Club”, Nikol është shprehur se e ka dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, por nuk e ka parë pasi ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve nga “Vëllai i Madh”.

Ndërsa është shprehur se nuk ka për t’i thënë asgjë të ëmës, gjithashtu ajo shtoi që do i japë kohë vetes nëse do ketë një takim me mamanë e saj.

“Kam dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, nuk e kam parë fare në ekran letrën, se ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve dhe kjo ka qenë e papritur për mua.

Ajo që unë kam treguar edhe brenda shtëpisë të Big Brother, edhe vendos ta mbaj me aq sa jam shprehur në Big Brother, edhe për pjesën e letrës duhet ta analizoj më shumë.

Unë e kam falur, edhe për të komunikim do e zgjidh me veten, do i jap vetes time kohë, edhe më pas do e vendos. Unë s’kam asgjë për t’i thënë”, tha Nikol.






Source link