Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letër urimi edhe nga presidentja e Republikës së Sllovenisë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e saj, presidentja Pirc Musar nënvizoi përkrahjen e Sllovenisë për Kosovën, gjersa shprehu gjithashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni, duke e vlerësuar këtë platformë si një mekanizëm të rëndësishëm për dialog dhe bashkërendim rajonal, njofton Presidenca e Kosovës.

