“Pash Zotin u bë mjaft”/ Sara Gjordeni komenton çiftin Brikena -Mateo

March 29, 2026

Debati i mbrëmshëm në “Big Brother VIP Albania” mes Mateos dhe Brikenës ka ndezur reagime të forta jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

Shkaku i përplasjes ishte xhelozia e shfaqur nga Brikena pasi Mateo u pa duke kapur për dore Selinën gjatë javës, një gjest që u trajtua gjerësisht edhe nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili mbajti anën e Mateos.

Kjo qasje ka ngjallur reagimin e ashpër të ish-banores Sara Gjordeni. Përmes një serie postimesh në Instagram, ajo ka dalë hapur në mbrojtje të Brikenës, duke theksuar një standard të dyfishtë që sipas saj aplikohet vazhdimisht në formate të tilla.

Në postimin e parë, ajo shprehet: “Hmm, ndoshta mund të jem edhe gabim, ama një gjë e di shumë saktë: Kur një çift ka ndjenja të forta dhe të vërteta aty brenda për njëri tjetrin, KURRË nuk luftojnë kundër njëri tjetrit. Madje, dhe kur njëri e ka gabim, tjetri e justifikon, jo se është Ok, por bëhesh si një banor i vetëm vetvetiu SIDOMOS gjatë Prime, se ndoshta gjatë javës rrëshket situata.” Këtu ajo duket se kritikon Mateon për mungesën e mbështetjes ndaj Brikenës gjatë transmetimit live.

Më tej, Sara trajton mënyrën se si publiku dhe paneli gjykojnë vajzat në situata të ngjashme: “A mund të ndalojmë se kritikuari vetëm vajzat në një lidhje pash Zotin se u bë mjaft! Çdo edicion i njëjti muhabet. Ai e do, ajo po e përdor. Ai e pëlqen, ajo ka tjetër. Ky s’e do, kjo i qepet. Ky s’ka faj, faji është i kësaj. Ju lutem më rikujtoni NJË RAST ku publiku s’ka gjykuar vajzën në një marrëdhënie të krijuar në bbv.”

Në postimin e saj të fundit, ajo thekson se asnjëri nuk ka faj dhe se secili ka të drejtë në këndvështrimin e tij, por ngre një pyetje thelbësore: “A duhet të gjejmë patjetër fajtor?? Dhe a duhet të jetë patjetër përherë vajza??”

Source link