Vdes medalistja e artë olimpike
1
Mary Rand, një nga sportistet më të mëdha britanike të atletikës dhe një figurë pionere në sportin evropian, ka vdekur në moshën 86 vjeçe.
Një pioniere e bumit të atletikës së viteve 60-ta, Mary Rand do të mbahet mend mbi të gjitha për triumfin e saj historik në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 1964, ku ajo u bë gruaja e parë britanike që fitoi një medalje të arrtë olimpike në një garë atletike.
Fitorja e saj në kërcim së gjati, e arritur me një kërcim rekord botëror prej 6.76 metra, nuk ishte vetëm një moment historik personal, por edhe një moment përcaktues për sportin e grave në Britaninë e Madhe.
Shenja e saj do të qëndronte si një rekord botëror deri në Lojërat Olimpike të vitit 1968 në Mexico City, të cilat Rand u detyrua t’i humbiste për shkak të një dëmtimi në tendinin e Akilit.
Por fitorja e saj në kërcim së gjati në Lojërat Olimpike të vitit 1964 ishte edhe më e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se ajo më parë kishte fituar medaljen e argjendtë në pentatlon dhe më pas vazhdoi të merrte medaljen e bronztë si pjesë e ekipit të stafetës 4×100 metra, duke vrapuar në etapën e dytë.
Më shumë se 60 vjet më vonë, Rand mbetet e vetmja grua britanike që ka fituar tre medalje atletike në një garë të vetme Olimpike.