Selin: “Je i gatshëm për gjithçka për lojën” – debat me Mirin në BBVIP 5
Një krisje është vërejtur në raportin mes Selin dhe Mirit brenda shtëpisë së BBVIP 5.
Gjatë një bisede, Selin u shpreh se e kishte paralajmëruar se do të vinte momenti i distancimit mes tyre, por theksoi se mënyra si ndodhi nuk ishte ajo që kishte pritur. Ajo tha se ruan respekt për kohën dhe raportin që kanë pasur, duke shtuar se jashtë shtëpisë mund të mbetet një komunikim normal mes tyre.
Selin nënvizoi se secili po e përjeton lojën në mënyrën e vet, ndërsa ajo vetë po vepron sipas instinktit dhe ndjenjës së saj. Ajo u shpreh e hapur për një bisedë të mëtejshme, nëse ka diçka për t’u sqaruar.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në dinamikat e mëtejshme brenda shtëpisë.

