December 22, 2024
37AF5B2A-A6F6-4C10-9F3E-200F3DDF664F.jpeg


Vllaznia do të presë Bylisin nesër në orën 17:00 në ‘Loro Boriçi’ për të zhvilluar ndeshjen e javës së 6-të të Superiores. Shkodranët nuk kërkojnë asgjë më pak sesa 3 pikët e plota në shtëpi për të vijuar kryesimn e Superiores.

Trajneri Thomas Brdaric doli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ku u shpreh se ekipi i tij është me këmbë në tokë duke lënë pas 2 fitoret e fundit dhe të fokusuar totalisht te ballshiotët.

“I kam harruar dy fitoret e mëparshme dhe nesër është një sfidë e re, të cilën poashtu duhet ta fitojmë. Jemi vendosur për të ecur përpara, por duhet ta vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar duke filluar nga Bylis”, shprehet Brdaric.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *