Ja çfarë iu bë e ditur fermerëve
1
Shtëpia e “Ferma VIP 3” ka marrë komunikimin e parë zyrtar nga produksioni ditën e sotme.
Ka qenë aktori i njohur, Elvis Pupa, ai i cili ka marrë përsipër të lexojë zarfin e parë, i cili kishte të bënte drejtpërdrejt me menaxhimin e ushqimit dhe buxhetin e fermerëve për ditët në vijim.
Para se të zbulonte përmbajtjen e plotë, Pupa e ka paraprirë leximin me pak suspansë dhe humor, duke u shprehur: “Ka ndodhur diçka që ne të gjithë e dimë por tani do e marrim vesh. Kemi për të bërë listën e buxhetit”.
Më pas, ai i ka njohur banorët me pasojat e drejtpërdrejta të zgjedhjes që Khuba bëri gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Gjatë leximit të zarfit, ai u tha banorëve: “Fermerë, bashkangjitur gjeni listën e buxhetit. Duke qenë se Khuba gjatë spektaklit të mbrëmshëm zgjodhi shportën me përmbajtje fruta dhe fasule, si pasojë ju duhet të zgjidhni vetëm produktet që keni përfituar nga zgjedhja e tij. Në listën e buxhetit, produktet që keni përfituar nga sfida e Khubës, do të jenë pa limit. Lista duhet të bëhet nga ky moment”.
Ky vendim e kufizon ndjeshëm dietën e tyre, duke e fokusuar kryesisht te frutat dhe fasulet, gjë që pritet të sjellë reagime dhe dinamika të reja rreth tryezës dhe mënyrës se si ata do të menaxhojnë racionet në fermë.