Italia e kërkonte për drogë, arrestohet në Fier i dyshuari si pjesëtar i një grupi kriminal

September 19, 2024 • arsoadmin


Një 35 vjeçar i cilësuar si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike që vepronte në Itali është arrestuar sot në Fier me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj. 35-vjeçari, Laurent Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Torinos, Itali.

Ai është arrestuar në fshatin Kashisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, informoi sot policia e Fierit.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin Lauren Bushaj me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.