Kumrije Mustafa sjell momente prekëse nga varrimi i babait
2
Kumrije Mustafa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente prej një prej ditëve më të vështira për familjen e saj, varrimi i babait. Humbja e tij ka prekur thellë motrat Mustafa, të cilat nuk e kanë fshehur dhimbjen publike.
Në një postim në Instagram, këngëtarja ka publikuar pamje nga ceremonia, pa shtuar komente të gjata, por duke lënë pamjet të flasin vetë, shkruan “Kosovarja”.
Ngjarja ka prekur jo vetëm familjen, por edhe publikun që e ndjek prej vitesh artisten, duke e parë atë në një dimension më personal dhe emocional.
Ngushëllime!
