Pas “BBVK”, Jonida Vokshi shfaqet e lodhur dhe aspak mirë
17
Prezantuesja Jonida Vokshi, e njohur për drejtimin e katër edicioneve të Big Brother VIP Kosova, është shfaqur sërish në rrjetet sociale pas një mungese.
Në fotografinë e publikuar, ajo duket më e dobët dhe e lodhur, çka ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, shkruan “Kosovarja”.
Paraqitja e saj sugjeron një periudhë të ngarkuar pas angazhimit të gjatë në formatin televiziv.
Eksperienca intensive e prezantimit në një format të tillë duket se ka lënë gjurmë, ndërsa rikthimi i saj në rrjete sociale vjen pa shumë komente apo sqarime shtesë.
