December 22, 2024
A41EC33D-C48A-4534-ACB2-129028D46563.jpeg


Emocionet e derbit të kryeqytetit kanë nisur të ndjehen tek të gjithë tifozët, ndërsa kudo dëgjon të flitet për këtë supersfidë, e cila do të luhet ditën e shtunë në orën 20:00 në “Air Albania”. Një duel që vë përballë dy ekipet më me rivalitet në futbollin shqiptare dhe ku fitorja vlen më shumë se 3 pikë, vlen për prestigj dhe krenarinë e një qytetit.

Gjithmonë përballjet mes “Demave” dhe bardheblutë kanë qenë të luftuara si në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna, ku mbështetja e tifozëve nuk ka munguar asnjëherë. Skuadra e Aleksander Veselinovic vjen në këtë përballje pas dy barazimimeve radhazi, ndërsa nga krahu tjetër të besuarit e Bledi Shkëmbit vijnë pas 5 barazimesh.

Statistika këto që tregojnë se kjo përballje do të jetë një “luftë” e vërtetë mes dy skuadrave. Ndërkohë nëse hedhim një sy nga duelet e të kaluarës vëmë re se Partizani prej 2 vitesh është i pamposhtur në derbi.

Në 7 përballjet e fundit mes tyre të kuqtë ia kanë dalë të triumfojnë në 5 derbi, ndërsa 2 prej tyre kanë përfunduar në barazim. Ndërkohë humbja e fundit në derbi ndaj Tiranës është më 2 tetor 2022. Në atë takim bardheblutë do të triumfonin 2-0 ndaj të kuqve, ku Redon Xhixha do të shënonte dopietë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *