Fjolla Morina e bën lëmsh rrjetin, tani thotë se është shtatzënë
0
Këngëtarja Fjolla Morina ka tërhequr vëmendjen e publikut me disa publikime të fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë në Instastory një fotografi ku shihet duke prekur barkun e një gruaje shtatzënë, çka nxiti menjëherë aludime për një shtatzëni të vajzes së saj, Ledianes.
Fillimisht u pretendua se bëhej fjalë për vajzën e saj, Ledianën, por kjo pistë nuk rezultoi të jetë e saktë. Në vijim, Fjolla ka publikuar një tjetër imazh ku shfaqet vetë me bark të fryrë, duke shtuar më shumë paqartësi rreth situatës, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, bazuar në pamjet e publikuara, fotografia ku ajo paraqitet shtatzënë duket të jetë e modifikuar.
Deri tani, këngëtarja nuk ka dhënë një sqarim të drejtpërdrejtë lidhur me këto postime.
