Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Sot më dridhej zemra kur e këndoja

Nga aroadmin   ·  


Në edicionin e sotëm të “Weekend” në Klan Kosova, këngëtarja Shkurte Fejza ka folur për këngën e saj patriotike “Mora Fjalë”, duke rikujtuar rëndësinë dhe emocionet personale që ajo sjell.

Ajo shtoi se këngën, e shkruar dhe kompozuar nga Naim Gjoshi, e ka pasur fatin dhe nderin ta këndojë: “Sot në mëngjes herët më dridhej zemra kur e këndoja. Më krijon gjithmonë emocione, nuk i ik dot”.

“Mora Fjalë” ka qenë vazhdimësi e punës sime, që nga fillimi i karrierës sime kam marrë këtë drejtim, për këngët patriotike. Një brez që ka pasur nevojë për frymëzim. Nga këto rrethana jam përcaktuar në këngën patriotike. Pasi u fitua liria, Naim Gjoshi e shkroi dhe kompozoi këngën “mora Fjalë” dhe pata fatin e nderin ta këndojë. Më krijon emocion, sot në mëngjes herët më dridhej zemra kur e këndoja. E kam gjithmonë emocion, nuk i iku dot”, tha Fejza.

Shkurte Fejza gjithashtu theksoi se përkushtimi dhe sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës ka qenë burim krenarie dhe shprese për të gjithë.

“Është një ndjenjë e vështirë, por sigurisht se bashkë më vështirësinë dhe dhimbjen kemi edhe krenarinë, që vet ngjarja ka qenë që të ka dhënë shpresë, dhe krenari që dikush është në gjendje për lirinë e Kosovës me sakirifkua gjithë familjen. Kemi qenë krenarë dhe kemi besuar se ajo liri do të vjen”, tha Fejza






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *