Bëhet virale videoja ku Stenaldo nuk e gjen dhuratën dhe nuk mori ndihmën e asnjë prej banorëve
1
Stenaldo Mëhilli ka hasur në disa sfida gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Ndonëse është i verbër, është parë në disa raste, ku ka ngelur pa ndihmën e asnjërit prej banorëve.
Një rast i tillë ndodhi edhe së fundmi teksa erdhën dhurata për konkurrentët gjatë spektaklit.
Ai ngeli i vetëm duke kërkuar për dhuratën, gjersa të gjithë të tjerët i morën dhe u larguan nga dhoma e surprizave.
Videoja është bërë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale.