Një motoçiklist është lënduar rëndë nga përplasja me veturën “Pasat” mbrëmë në Negotinë, njoftoi zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.
“Sonte në ora 20:45 në DPB Negotinë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Idustriska” dhe “Marshal Tito” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motori “Suzuki” i drejtuar nga A.K (54) nga Kavadari dhe një automjeti “Pasat” i drejtuar nga F.A.(29) nga Vinica. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të cilat janë konfirmuar në spitalin e Kavadarit”, sqaroi Gjakovska.
Vendin e aksidentit e ka kontrolluar ekipi inspektues i Sektorit të Punëve të Brendshme nga Negotina.