Rrahje në burgun e Spiltit në Kroaci, kosovarit i thyhet nofulla – i nënshtrohet operacionit

July 29, 2025 • arsoadmin


10:17 | 29 Korrik 2025

E.H

29-vjeçari me origjinë nga Kosova, me nënshtetësi britanike, i cili javën e kaluar u arrestua nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti në një hotel së bashku me dy persona të tjerë, është sulmuar fizikisht në burg.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria kroate e Drejtësisë për portalin Dalmantiski.

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi rreth orës 13:15 të enjten në burgun e Splitit.

“Menjëherë pas mësimit për përleshjen, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara, dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Spitalin Klinik të Splitit po atë ditë për ekzaminim, ku mbeti i shtruar në spital në përputhje me vlerësimin mjekësor”.

Poashtu bëhet e ditur se 29-vjeçari nga Kosova pësoi një thyerje të nofullës dhe iu nënshtrua operacionit të shtunën. Ai është dërguar në burg sot.



BURIMI I LAJMIT

#Rrahje #në #burgun #Spiltit #në #Kroaci #kosovarit #thyhet #nofulla #nënshtrohet #operacionit, #Rrahje #në #burgun #Spiltit #në #Kroaci #kosovarit #thyhet #nofulla #nënshtrohet #operacionit

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.