Motra e Mateos reagon pas ngjarjes me Brikenën në BBVA

March 21, 2026

Pas reagimeve të familjarëve të Brikenës për incidentin e puthjes pas mesnate, që shkaktoi shumë debat në rrjet, ka ardhur edhe një reagim nga familja e Mateos.

Në mes të kritikave dhe situatës së tensionuar jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, motra e tij ka vendosur t’i dalë publikisht në mbështetje.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër, ku shfaqet së bashku me Mateon, e realizuar para hyrjes së tij në reality show, duke treguar afërsinë dhe raportin e tyre.

Krahas videos, motra e Mateos ka bërë edhe një dedikim emocional për të vëllain, duke shkruar: “Të mbështes ashtu siç më ke mbështetur gjithmonë në kohë të vështira. Më mungon çdo ditë e më shumë”.

Ky reagim vjen në një moment kur Mateo është në qendër të diskutimeve, pas situatës së krijuar me partneren e tij brenda shtëpisë.

Source link