October 7, 2024

Përplasi për vdekje një 24-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, në kërkim 55-vjeçari në Elbasan

0


Një përplasje fatale ndodhi mbrëmjen e shkuar në aksin “Elbasan-Librazhd”, ku një 55-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka shkaktuar një aksident të dyfishtë ku për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar. Bëhet me dije se automjeti që drejtonte 55-vjeçari është përplasur me makinën, me drejtues 32-vjeçarin me iniciale E. L., 32-vjeç dhe me motomjetin ku udhëtonte viktima.

Pas aksidentit, 55-vjeçari është larguar nga vendi aksidentit dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërsa 24-vjeçari me iniciale H. S., nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *