Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e këngëtares Eli Fara në Policinë e Tiranës, pas bujës së krijuar në rrjet nga shpërndarja e pamjeve intime ku përfshihet emri i saj.
Sipas burimeve policore të referuara nga mediat, gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja ka theksuar se nuk ka pasur asnjë lloj informacioni se po regjistrohej.
“Jo, jo, nuk kam dijeni që jam filmuar”, mësohet të ketë deklaruar ajo, duke mohuar çdo pretendim se ka qenë në dijeni të pranisë së kamerave në atë ambient.
Një tjetër pikë kthese në këtë çështje ka të bëjë me vetë kallëzimin penal. Ndryshe nga raportimet e para se Fara mund të kishte ngritur akuza ndaj kompozitorit Adrian Hila, burimet konfirmojnë se denoncimi nuk është drejtuar ndaj tij.
Fara ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që kanë siguruar dhe shpërndarë materialet në internet, duke sqaruar se Hila nuk është personi përgjegjës për publikimin e tyre dhe se nuk ka ngritur pretendime ndaj tij.
Nga ana tjetër, kompozitori Adrian Hila është pyetur gjithashtu nga specialistët e Krimit Kibernetik. Ai ka mbështetur qëndrimin e mëparshëm, duke ngritur dyshime se videot mund të jenë përvetësuar pas një sulmi apo ndërhyrjeje të paligjshme në sistemin e kamerave të sigurisë.
Aktualisht, grupi hetues po punon për të verifikuar këtë pistë, si dhe për të zbuluar rrethanat e plota se si materialet private arritën të dilnin në qarkullim.
Kjo dëshmi përgënjeshtron raportimet e mëparshme të gazetarit Andi Vrapi, i cili sugjeronte se kishte një kallëzim të drejtpërdrejtë ndaj kompozitorit. Policia konfirmon se fokusi mbetet te gjetja e autorëve të publikimit të pamjeve dhe jo te akuzat reciproke mes palëve.

Komentet