Iu bashkua pas largimit nga PD, Dashnor Sula tërhiqet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”

March 15, 2025 • arsoadmin


Deputeti Dashnor Sula nuk do të jetë pjesë e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit.

Pavarësisht negociatave mes palëve për një bashkëpunim të mundshëm, burime konfirmojnë se nuk është arritur një dakordësi përfundimtare.

Për këtë arsye, Sula ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni, të cilit iu bashkua pas lënies jashtë listave të mbyllura të Partisë Demokratike.

Sipas Kodit Zgjedhor, partitë dhe koalicionet e regjistruara në KQZ më 12 mars kanë ende katër ditë kohë për të ndryshuar emrat e kandidatëve.

 

Gjatë kësaj periudhe, negociatat mes palëve kanë vijuar, por pa një marrëveshje përfundimtare.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.