Noizy i jep fund performancave, vjen me vendim të prerë

September 11, 2026


Noizy ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si do ta vazhdojë karrierën e tij muzikore.

Reperi ka bërë të ditur se nuk do të performojë më në klubet e natës, duke lënë të kuptohet se po përgatitet për një kapitull të ri në muzikë.

“Ka ardhë momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel”, ka shkruar Noizy, duke shpjeguar se nuk dëshiron të vazhdojë të bëjë diçka vetëm sepse funksionon.

Më pas, përmes një tjetër postimi në “Instagram Story”, ai shkroi: “Kaq ishte, por ishte kënaqësi”.

 



Source link