DiCaprio shkon në Paris, fshehet me të dashurën

March 10, 2025 • arsoadmin

[ad_1]

Aktori i Hollywood- it Leonardo DiCaprio është fotografuar në Paris. Sipas mediave të huaja, ai ka kaluar fundjavën me të dashurën e tij, modelen italiane Vittoria Ceretti.

DiCaprio dhe Vittoria janë filmuar duke u larguar veçmas nga festa, ku thuhet se ka marrë pjesë edhe Kate Moss.

Aktori u përpoq të fshihej nga fotografët duke vendosur një kapele dhe një maskë në fytyrën e tij.

Kujtojmë që DiCaprio dhe Ceretti e nisën lidhjen e tyre në gusht të vitit 2023. Më pas ata janë fotografuar duke shijuar akullore dhe kafe në Santa Barbara. Një vit më vonë, ata u panë kapur për dore duke ecur nëpër Nju Jork, dhe në fund të vitit, ata kaluan një pushim së bashku në St. Barts.

Më parë mediat e huaja spekulonin se aktori i njohur po martohej pasi Vittoria ishte fotografuar me një unazë të madhe diamanti në gishtin e majtë të unazës. Thashethemet për fejesë dolën në fillim të lidhjes së tyre, por më pas u mohuan



[ad_2]

BURIMI I LAJMIT

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.