Si e pritën fansat? Bebe Rexha poston pranë një burri pa asnjë rrobë veshur
3
Bebe Rexha është bërë pjesë e numrit të fundit të “Flaunt Magazine”, ku ka folur për karrierën e saj si artiste e pavarur, albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, si dhe rrugëtimin që e ka sjellë deri te ky kapitull i ri në muzikë.
Krahas intervistës, vëmendje të madhe ka marrë edhe seti fotografik i këngëtares shqiptare, e cila është shfaqur në disa prej imazheve me një paraqitje mjaft provokuese dhe ekstravagante.
Në disa prej fotografive, Rexha pozon edhe pranë një burri model, i cili shfaqet tërësisht i zhveshur, duke i dhënë setit një karakter edhe më të guximshëm dhe artistik.
Imazhet kanë tërhequr vëmendjen e madhe të fansave në rrjetet sociale, të cilët kanë reaguar ndaj paraqitjes së këngëtares dhe konceptit të fotografive.
Në intervistë, Rexha ka treguar se pavarësisht ritmit të ngjeshur të punës pas publikimit të “Dirty Blonde”, ndihet e rigjallëruar dhe e kënaqur me këtë periudhë të re të karrierës.
Albumi me 13 këngë debutoi në vendin e parë në tabelën “Billboard Top Dance Albums”, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për këngëtaren.
Rexha ka folur gjithashtu për vendimin për të vazhduar rrugëtimin e saj si artiste e pavarur, pasi për më shumë se një dekadë ishte pjesë e “Warner Records”.
Së fundmi ajo iu bashkua labelit të pavarur EMPIRE, një ndryshim që, sipas saj, i ka dhënë më shumë hapësirë për të eksploruar idetë dhe dëshirat e saj muzikore.

