Si do ta quajnë vajzën e dytë, Sara tregon vendimin me Bardhin

September 9, 2026


Sara Gjordeni njihet për raportin e saj të afërt dhe komunikimin e hapur që ruan me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente të rëndësishme nga jeta e saj.

Pas festimit të 30-vjetorit të saj të lindjes javën që lamë pas, ish-banorja e “Big Brother VIP”, e cila është në pritje të ëmbël të vajzës së saj të dytë, ka zhvilluar një tjetër bashkëbisedim virtual me ndjekësit.

Gjatë këtij pyetësori, vëmendjen e mori pyetja e një prej kuriozëve lidhur me emrin e foshnjës që pritet të vijë në jetë, si dhe nëse partneri i saj, këngëtari Bardhi, ka ndihmuar në zgjedhjen e tij.

Sara ka zbuluar se për këtë shtatzëni çifti ka bërë një marrëveshje mjaft të veçantë.

Ajo tregoi se emrin e vajzës së tyre të parë, Neas, e kishte gjetur vetë ajo dhe Bardhi vetëm kishte rënë dakord, ndaj këtë herë radha për të vendosur i ka mbetur tërësisht atij.

Marrëveshja parashikon që Bardhi do ta zbulojë dhe do ta thërrasë vajzën me emrin e zgjedhur vetëm në momentin që do ta marrë atë për herë të parë në krahë pas lindjes.

Sara shprehu entuziazmin dhe besimin e plotë te partneri i saj, duke treguar se mezi pret ta dëgjojë këtë emër dhe se është e sigurt që do t’i pëlqejë çdo zgjedhje e tij.



Source link