Ngjashmëria e modeles argjentinase me Dua Lipën bëhet virale: Motra binjake…
1
Një modele dhe krijuese përmbajtjeje nga Argjentina po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme me yllin e muzikës pop, Dua Lipa.
Videot e modeles Carolina po bëhen gjithnjë e më virale, duke grumbulluar mijëra shikime në rrjetet sociale.
Modelja e modës publikon shpesh video duke përdorur hitet e këngëtares me origjinë shqiptare, mes tyre edhe këngën “Training Season”.
Tiparet e fytyrës, flokët e errët dhe veçanërisht pamja e saj nga profili kanë bërë që shumë ndjekës të mbeten të habitur nga ngjashmëria me Dua Lipën.


Seksioni i komenteve në profilin e saj është mbushur me reagime nga përdorues të shumtë nga vende të ndryshme të botës.
Shumë prej tyre shkruajnë se Carolina duket si “motër binjake” e Dua Lipës, ndërsa të tjerë kanë pranuar se në shikim të parë e kanë ngatërruar me vetë këngëtaren.
Ngjashmëria e madhe ka bërë që një pjesë e publikut online të ngrejë edhe dyshime nëse bëhet fjalë për një imazh të krijuar apo të modifikuar me Inteligjencën Artificiale (AI).
Megjithatë, Carolina po e shfrytëzon këtë vëmendje për të zgjeruar audiencën e saj në platformat dixhitale, ku numri i ndjekësve të saj po rritet me ritme të shpejta.