U gjet i vdekur në apartamentin e tij, kamerat e sigurisë kapin momentet e fundit të aktorit të njohur turk
1
Aktori i njohur turk, Serhat Mustafa Kiliç, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në lagjen Kagıthane të Stambollit. Rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë deri tani të ditur shkakun e vdekjes.
Sipas raportimeve nga mediat turke, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Ajo kishte shkuar në apartamentin e tij, ku e kishte gjetur Kiliç në divanin e dhomës së ndenjes.
Menjëherë në vendngjarje u thirrën policia dhe ekipet mjekësore dhe pas mbërritjes, ekipet konstatuan vdekjen e aktorit. Sipas deklarimeve që partnerja e tij u ka dhënë autoriteteve, Kiliç vuante nga kanceri. Disa media turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide.
Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar se këto probleme shëndetësore kanë shkaktuar vdekjen e tij. Shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore dhe hetimeve nga autoritetet.