Çfarë po ndodh me Gani Gërminë, kush ia prishi karrierën?
30
Visar Dermaku, i njohur për publikun e gjerë si Gani Gërmia, për vite me radhë ishte një emër i pranishëm në televizion. Megjithatë, vitet e fundit paraqitjet e tij në ekran janë bërë më të rralla.
Pas përfundimit të pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, Gani Gërmia pati dukshëm më pak angazhime televizive.
Përfshirja në reality-show dhe ekspozimi i aspekteve të ndryshme të karakterit të tij ndikuan në mënyrën se si u perceptua figura e tij publike, shkruan “Kosovarja”.
Rënia e pranisë së tij në ekran ka bërë që të shtrohet pyetja se çfarë e ka ndikuar më shumë karrierën e tij televizive dhe nëse Gani Gërmia do të rikthehet sërish në projekte të reja.
