Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

September 4, 2026


Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre televizive.

Çifti po e shijon lidhjen e tyre larg kamerave, ndërsa momentet e tyre të përbashkëta vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e fansave, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, në një video të publikuar në rrjetet sociale, Luizi shihet teksa kalon rrethojat për t’iu afruar Kiarës, e cila ishte duke shijuar një kafe në një kafiteri.

Pa u menduar gjatë, Luizi shkon drejt saj dhe i dhuron një puthje, në një moment të ëmbël që tregon edhe një herë afërsinë mes tyre.



Source link