Rikthimi i Meghan Markle dhe Princit Harry në Britani, si reaguan William dhe Kate Middleton
5
Që kur u bë e ditur se princi Harry dhe Meghan Markle po planifikojnë të rikthehen në Britani, princi William dhe princesha Kate nuk kanë bërë asnjë koment publik.
Marrëdhëniet mes dy çifteve vazhdojnë të jenë të tensionuara. Megjithatë, sipas një burimi pranë William dhe Kate, nuk përjashtohet mundësia që situata të përmirësohet me kalimin e kohës. Për momentin, çifti po mban një qëndrim të kujdesshëm dhe po shmang reagimet e nxituara.
“Ata po ndjekin zhvillimet. Kjo është një çështje private dhe nuk ndiejnë nevojën të thonë apo të tregojnë diçka publikisht”, tha burimi.
Nëse dy çiftet arrijnë të pajtohen, procesi pritet të jetë i ngadaltë, pasi, sipas të njëjtit burim, vazhdon të ekzistojë “një ndjenjë e thellë tradhtie”.
Vetëm javën e kaluar, burime të tjera raportuan se princat William dhe Harry vazhdojnë të mos kenë kontakte dhe se William, të paktën për momentin, nuk është i gatshëm ta ndryshojë këtë situatë.
Ndërkohë, një burim nga Pallati foli për periudhën e vështirë që William dhe Kate kanë kaluar privatisht gjatë viteve të fundit, përfshirë problemet shëndetësore të princeshës. Në janar 2025, Kate njoftoi se sëmundja e saj ishte në remision, pas trajtimit që kishte ndjekur gjatë vitit 2024.
“Ata kanë kaluar shumë”, tha burimi, duke shtuar se përparësitë kryesore të çiftit janë detyrat mbretërore, tre fëmijët e tyre dhe rikuperimi i Kate.
“Ata kanë përmbushur detyrën e tyre, siç dinë ta bëjnë mirë, dhe e kanë mbajtur familjen të bashkuar. Çdo gjë tjetër, nga këndvështrimi i tyre, nuk është vendimtare”, shtoi burimi.
Megjithatë, koha mund t’i vendosë sërish përballë njëri-tjetrit katër anëtarët e grupit që dikur njihej si “Fab Four”: princin William, princeshën Kate, princin Harry dhe Meghan Markle.
“Do të ketë në mënyrë të pashmangshme momente kur rrugët e tyre do të kryqëzohen dhe të gjithë do të vëzhgojnë se si do të zhvillohen këto takime”, tha burimi.
Sipas ekspertëve të familjes mbretërore të cituar nga Marie Claire Greece, dy persona mund të luajnë rol në afrimin e princit William me princin Harry.