Afrona Dika tregon barkun e rrumbullakosur në pritje të ëmbël
22
Modelja e njohur, Afrona Dika, ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj gjatë shtatzënisë.
Ajo ka pozuar para pasqyrës, duke vënë në pah barkun e rrumbullakosur dhe duke ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga kjo periudhë e veçantë.
Afrona është në pritje të ëmbël, ndërsa ka zgjedhur ta mbajë ende private identitetin e partnerit të saj. Modelja nuk ka zbuluar shumë detaje rreth lidhjes, duke preferuar që këtë pjesë të jetës ta shijojë larg vëmendjes së publikut.
Së shpejti, Afrona dhe partneri i saj pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa ajo po shijon ditët e shtatzënisë duke ndarë herë pas here momente të veçanta me ndjekësit.