Vdesin aksidentalisht ekzekutivja e Dior-it dhe producenti i njohur i filmave
1
Dior njoftoi sot vdekjen Mathilde Favier, një prej drejtuesve të saj prej shumë vitesh në marrëdhëniet me publikun, duke e vlerësuar si një grua të jashtëzakonshme, gëzimi i së cilës për të komunikuar, talenti dhe besnikëria ishin shembullore.
Sipas raportimeve të mediave, Favier humbi jetën të hënën në një aksident rrugor, ku gjithashtu ndërroi jetë edhe partneri i saj, producenti francez i filmave Nicolas Altmayer.
“U trishtova thellësisht kur mësova për ndarjen tragjike dhe të papritur nga jeta të Mathilde Favier, e cila për kaq shumë vite ia kushtoi pasionin, energjinë dhe talentin e saj shtëpisë Dior,” ka thënë Bernard Arnault, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i LVMH, kompanisë mëmë të Dior, në llogarinë zyrtare të markës në Instagram.
Gjatë punës së saj të fundit si drejtoreshë ndërkombëtare e marrëdhënieve me publikun për linjën e grave të Dior, Favier merrej me marrëdhëniet me VIP, gjë që e bëri të kishte marrëdhënie të afërta me emra të njohur, nga Rihanna te Jennifer Lawrence.
Ajo shpesh e shoqëronte edhe Jisoo-n në eventet e Dior, veçanërisht gjatë Javës së Modës në Paris, ku ishte një nga figurat kryesore që menaxhonte dhe koordinonte paraqitjet e Jisoo-s si ambasadore globale e markës.
Favier ishte gjithashtu një figurë e njohur në rrjetet sociale, ndërsa fama e saj u rrit edhe më shumë pas publikimit të librit të saj të suksesshëm të vitit 2024, “Living Beautifully in Paris”.