A ju kujtohet Mevlani i “Përputhen”? Ja çka po ndodh me jetën e tij…

August 18, 2026


Mevlan Shaba u bë i njohur përmes “Përputhen”, ku megjithatë nuk arriti të përputhej plotësisht me askënd. Ai u bë një nga personazhet më të përfolura të programit dhe më pas u rikthye edhe në një edicion tjetër.

Më vonë, Mevlani u bë pjesë edhe e “Big Brother VIP Albania”, ku u përfshi në disa situata të diskutuara gjatë qëndrimit në shtëpi.

Pas përfoljeve të shumta rreth jetës së tij private, ai është martuar dhe është bërë baba i një vajze, shkruan “Kosovarja”.

Aktualisht, Mevlani po qëndron më larg projekteve televizive, ndërsa nuk është edhe aq aktiv në muzikë. Ai ka zgjedhur të jetë më i tërhequr nga vëmendja publike dhe të fokusohet në jetën e tij familjare.




Source link