U ndanë Elijona e Klodi? Olti Curri zbulon gjithçka

August 17, 2026


Prej disa ditësh, fakti që Elijona dhe Klodi nuk janë parë bashkë kishte ngritur dyshime në rrjet për një krizë të mundshme mes çiftit.

Një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj këtyre aludimeve ka ardhur nga Olti Curri, i cili ka publikuar një fotografi me Klodin nga eventi i fundit i Maison de Parfum Tirana dhe Amouage, i zhvilluar në jug të Shqipërisë. Në këtë event Elijona nuk ishte e pranishme.

Krahas fotografisë, Olti ka shkruar:

“Elijona dhe Klodi janë bashkë si @amouageofficial me @maisondenparfum_tirana dhe @prodanialda”.

Një tjetër detaj që i ka dhënë edhe më shumë peshë deklaratës është fakti se postimi është pëlqyer edhe nga vetë Klodi, duke lënë të kuptohet se ai e aprovon mesazhin e Oltit dhe duke zbehur kështu dyshimet për një ndarje nga Elijona.

Çifti vazhdon të jetë mjaft i komentuar që prej historisë së tyre në Big Brother VIP Kosova, ndaj edhe mungesa e paraqitjeve të përbashkëta gjatë ditëve të fundit kishte mjaftuar që ndjekësit të ngrinin pikëpyetje.






Source link