Chiara Ferragni shfaqet e dashuruar në Ibiza
1
Pas një periudhe të trazuar në jetën e saj personale por edhe sentimentale, Chiara Ferragni duket se po shijon një kapitull të ri, këtë herë nën diellin e Ibizës.
Influencuesja italiane ka ndarë me ndjekësit foto të reja nga pushimet, ku shfaqet e afërt dhe e lumtur pranë partnerit të saj të ri, José Hernández.
Në albumin e publikuar në rrjetet sociale, Ferragni pozon me rroba banje, ndërsa në disa prej fotove shfaqet e përqafuar me partnerin. Mes momenteve të relaksit dhe pamjeve verore nuk mungojnë as pozat më provokuese, me 39-vjeçaren që ka zgjedhur të pozojë topless.

José Hernández është një menaxher me origjinë kolumbiane, i cili jeton dhe punon në Itali dhe është larg botës së showbiz-it.
Çifti u fotografua për herë të parë së bashku në Milano në mars, në momente të afërta, ndërsa mediat italiane raportuan se ata mund të ishin njohur gjatë një udhëtimi të Ferragni-t në Kolumbi, në periudhën e festave të fundvitit.
Lidhja e re erdhi pas ndarjes së Ferragni-t nga Giovanni Tronchetti Provera dhe, më herët, pas përfundimit të martesës së saj me reperin Fedez. Në maj, Ferragni e bëri lidhjen me Hernández edhe më publike, duke ndarë një fotografi të tyre së bashku gjatë festimeve për ditëlindjen e saj.
Tashmë, pushimet në Ibiza duket se po shërbejnë si një tjetër moment për të treguar publikisht afërsinë mes tyresi një kapitull i ri në jetën e modeles.