“Nuk qenka keq!” Jori Delli dhe babai i saj provojnë pijen virale të Dua Lipës
1
Modelja e njohur Jori Delli ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetin social TikTok, këtë herë përmes një videoje mjaft të lezetshme në shoqërinë e babait të saj.
Të dy vendosën të provonin trendin e famshëm që bëri xhiron e botës nga këngëtarja Dua Lipa: kombinimin e pijes Coca-Cola me lëng trangujsh turshi dhe speca djegës.
Ajo që pritej të ishte thjesht një eksperiment i çuditshëm, përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme!
Të dy u shfaqën duke shijuar pijen dhe në fund mbetën vërtet të befasuar, pasi kombinimi unik i shijes doli të ishte mjaft i pëlqyeshëm për ta.
Këtë moment plot humor, Jori e shoqëroi me mbishkrimin: “Nuk qenka keq ‘koka-kola’ e Dua Lipës!”
Marrëdhënia e ngushtë e modeles me të atin dhe sportiviteti i tyre në rrjetet sociale vazhdojnë të dhurojnë gjithmonë momente mjaft të pëlqyera për publikun.
@joridelliNon male la coca cola di Dua Lipa💘🫠