Dj Gimbo me lidhje serioze jashtë “BBVA”-së? Motra e tij zbulon të vërtetën
2
Ka disa ditë që në rrjet po flitet për një lidhje të mundshme jashtë shtëpisë së “BBVA”-së të Dj Gimbo.
Për të shuar këtë kureshtje të madhe, motra e tij ka folur sot në “Ora 7” në Klan Kosova.
“A është e vërtetë që Gimbo ka lenë diçka jashtë”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar motrës së Dj-it.
“Jo,jo aspak. Është më se e pritshme për këto figura që nisin të bëhen publike do të ketë aludime të ndryshme dhe lajme të ndryshme secili për ato përfitimet e veta, por jo nuk ka diçka të tillë, nuk ka lenë asgjë të hapur jashtë. Gëzimi është fut komplet “single”, tha ajo.