Pas problemeve me zërin, çfarë po ndodh me Shkëlzen Jetishin?
8
Shkëlzen Jetishi ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, pasi kishte probleme me fytin dhe zërin.
Për këtë arsye, siç ka treguar edhe vetë, për një periudhë i ishte ndaluar të këndonte.
Tashmë, këngëtari e ka marrë veten dhe është aktivizuar sërish në dasma e ahengje. Ai është rikthyer në aktivitetet muzikore, ndonëse jo me të njëjtin intensitet si dikur, shkruan “Kosovarja”.
Pas kësaj periudhe, Shkëlzen Jetishi po vazhdon angazhimet e tij në muzikë. Rikthimi në dasma dhe ahengje tregon se ai ka rifilluar të jetë aktiv në skenën ku është i pranishëm prej vitesh.