Blerona Zeqiri rrezaton lumturi nga pushimet
22
Moderatorja e njohur Blerona Zeqiri po shijon ditët e saj të pushimit, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga arratisja verore.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Blerona shfaqet e buzëqeshur dhe në humor të shkëlqyer, teksa pozon mes peizazheve të bukura. Pamjet tregojnë se ajo po kalon çaste relaksi larg angazhimeve të përditshme.
Me stilin e saj karakteristik dhe energjinë pozitive, moderatorja ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer pëlqimet dhe komentet për paraqitjen e saj.
Duket se këto pushime po i bëjnë shumë mirë Bleronës, e cila po i shijon maksimalisht ditët e verës, shkruan Kosovarja.
