Nëna e Diellza Kolgecit, 77 vjeç dhe ende duket si modele në plazh
21
Ish-“Miss Kosovarja”, Diellza Kolgeci, e konsideruar prej vitesh si një nga ikonat e bukurisë shqiptare, nuk është e vetmja që spikat për paraqitjen. Edhe nëna e saj vazhdon të lërë përshtypje me elegancën dhe pamjen e saj.
Diellza ka publikuar një fotografi të së ëmës nga plazhi, ku ajo shfaqet me bikini në moshën 77-vjeçare.
Pamja e saj bie në sy për stilin dhe kujdesin ndaj vetes, shkruan “Kosovarja”.
Fotografia është një nga postimet që Diellza ka ndarë gjatë ditëve të pushimit, duke sjellë në vëmendje edhe raportin e afërt me familjen.