Robert Berishës i mbyllen sytë nga botoksi, i ndryshon fytyra
26
Këngëtari Robert Berisha e ka pranuar edhe vetë se i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike në fytyrë, përfshirë botoksin dhe fillerët. Në një video të fundit, ku ai shihet duke kënduar, ndryshimet në pamjen e tij janë të dukshme.
Pamja e re e artistit ka rënë në sy për shkak të efektit që ndërhyrjet estetike kanë lënë në tiparet e fytyrës.
Në video, ai shfaqet gjatë një performance muzikore, shkruan “Kosovarja”.
Robert Berisha vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore dhe në rrjetet sociale. Ai, është një nga personazhet më të drejtpërdrejt të showbizit.