“Nuk e harrojmë porosinë tënde…”/ Julian Deda bën dedikimin prekës për babain e ndjerë
7
Aktori i njohur dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda, ka kujtuar ditën e sotme babain e tij të ndjerë, Zef Deda.
Juli ka bërë një postim mjaft prekës në profilin e tij në “Instagram”, ku ka postuar një video të aktorit të madh dhe bashkëngjitur me të, ai kujton se sot do të bënte 76 vjeç.
Aktori shkruan se e kujton çdo ditë ashtu siç shfaqet në pamjet e ndara me ndjekësit e tij, me kitarë, duke kënduar, duke qeshur dhe duke i falë kënaqësi gjithkujt.
Deda shton se i mungon pafund por nuk ka çfarë të bëjë, pasi fati i detyroi që ditëlindjet t’i festonin veç e veç. Ai rikujton edhe amanetin që aktori i madh u ka lënë, që të qeshin dhe të gëzojnë.
“Ma gezofsh diten e lindjes Bosi jem.
Sot ne 76 vjetorin tand, te kujtoj, siç te kujtoj çdo dite, siç do te kujtoj gjithe jeten, tamam keshtu si ne kete video, me kitarre, duke kendu, duke qesh dhe duke i fal kenaqesi gjithkujt. A me mungon?
Me mungon pa fund. Po ça me ba, fati na detyron qe keto ditelindje me i festu veç e veç, ne ketu ne toke, e ti atje nalt. Se ti e din, na e ke lan vete amanet, na do te qeshun e te gezum, dhe ne nuk ta harrojme porosine. Prandaj, gezuar gjigand. Je me i miri Babo. Te du fort. ❤️????????”, shkruan Juli krahas videos në fjalë.
Kujtojmë se Zef Deda ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023.