Xheneta drejt futjes në Big Brother VIP, ja çfarë thotë finalistja e BBVK 3
1
Xheneta Fetahu, finalistja e BBVK 3 me shumë gjasë do ta ripërjetojë këtë format. Këtë e ka lënë të kuptohet në 25 pyetje të Prive By Liberta Spahiu.
“A mund të shohim sërish në BBV”, ishte pyetja.
“Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh”, u shpreh Xheneta.
Duke qenë se pak muaj na ndajnë nga vjeshta dhe dimri, periudhë kur nisin formatet në Kosovë dhe Shqipëri, Xheneta me shumë gjasë i është referuar kësaj pjese.
Mbetet të shihet nëse do ketë rikthim në BBVK apo shkuarje në BBVA këtë herë.
Intervistën e plotë ku flet për pjesën personale e atë të karrierës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.