Arjan Konomi: Eliminimi i Gretës i ka bërë mirë Selinës
liminimi i Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5” duket se ka hapur debat edhe jashtë lojës. I ftuar në studion e “Fan Club”, opinionisti Arjan Konomi ka komentuar raportin mes Gretës dhe Selin Bollatit, duke lënë të kuptohet se largimi i Gretës nga gara mund të ketë qenë në favor të kësaj të fundit.
Sipas Konomit, prania e dy kunatave brenda të njëjtit reality show nuk ishte një zgjedhje e zgjuar, pasi kjo situatë krijonte ngarkesë, rivalitet dhe ndikonte edhe në rrugëtimin e Selinës brenda shtëpisë. Ai u shpreh se Greta nuk ka hyrë aty vetëm për të përcjellë mesazhe nga familja, por se hyrja e saj ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në lojën e kunatës së saj.
Nga ana tjetër, Greta Kazazi tha se hyrja në “Big Brother VIP” ka qenë një mundësi e rëndësishme për të dhe se secila prej tyre ka hyrë për veten e vet, me ambiciet dhe rrugëtimin personal.
Pjesë nga biseda:
Arjan: “Nëse “Big Brother” ishte një gjë intelegjente të ishin dy kunata të ishin brenda në një reality show, mendoj të isha në vendin tënd nuk do të hyja aty ku është kunata. Pse? Për çfarë? Për të krijuar një rivalitet. Se nuk e ha unë që shkove për t’i dhënë mesazhe nga familja, atë nuk dua ta besoj. E mos ma thuaj se do më mërzisësh”
Greta: “Nuk dua të të mërzis”
Arjan: “Nuk e kuptoj se pse duhej të shkoje në një spektakël. Dalja jote i bën mirë Selin, domethënë ajo ka shpëtuar prej teje, se ndërkohë që duhej të merrej me Mirin, Gimbon dhe të tjerët, kishte dhe merakun tënd se si do dukej çdo fjalë dhe marrëdhënia. Ti e ke menduar ndonjëherë që nuk duhej të hyje fare në “Big Brother”?”
Greta: “Po e kam menduar, por secila është futur për veten e vet. Ne të dyja jemi vajza të televizionit, fati jonë që na erdhi oferta të dyjave. Sipas meje, është një shans shumë i mirë në jetë që nuk duhet me e lënë pas dore. E pse jo, unë kam karrierën time, ambiciet e mia.”
Arjan: “Edhe egoizëm shumë i madh”
Greta: “Jo, se të dyja kemi riskun tonë në fund të ditës”
Arjan: “Po të kishit shkuar të dyja afër finales, kush e di ca do kishim parë”
Greta: “Secila ka fitimet e veta, rrugëtimet e veta.”
Përplasja në studio ka sjellë reagime të shumta, ndërsa deklarata e Arjan Konomit pritet të nxisë edhe më shumë diskutime rreth ndikimit që kishte Greta në lojën e Selinës.